E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN mund t`i ofrojë Serbisë 1.4 miliard dollarë kredi

Kreu i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Serbi thotë se huadhënësi botëror mund të nënshkruajë këtë vit një marrëveshje për t`i ofruar Beogradit, një kredi me vlerë prej 1.4 miliard dollarësh. Albert Jeger në një intervistë dhënë për revistën serbe Ekonomist, tha se hollësitë janë akoma duke u diskutuar, por se kredia do të jepej për një vit e gjysmë. Fondet mund të jenë gati për Serbinë në fund të shtatorit. Zyrtarët serbë thonë se nuk planifikojnë t`i përdorin këto para nëse nuk ka krizë ekonomike. Jeger theksoi ndër të tejra se paratë do të përdoreshin për të ndihmuar në mbulimin e buxheteve të vitit të ardhshëm dhe të 2013-ës. Misioni i Fondit Monetar Nderkombetar e ka diskutuar marrëveshjen me zyrtarët në Beograd që nga fillimi i javës. Zyrtarët serbë thonë se po kërkojnë ndihmë nga FMN-ja në krijimin e një programi të reformës fiskale dhe në përmirësimin e kushteve për investime. Serbia po përpiqet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›