Politekniku, me bibliotekë të re "sllovene"
Universiteti Politeknik i Tiranës, një nga më të mëdhenjtë në vend për numrin e studentëve, do të ketë tashmë një bibliotekë shkencore moderne, në sajë të projektit Cobis Net. Me një financim të qeverisë sllovene, Universiteti Politeknik do të ketë një bibliotekë, ku të gjitha proceset do të jenë të automatizuara, do të ketë një sistem informatik kombëtar për kërkime etj. Ndërkohë, kjo do të shërbejë, sipas projektit, për stimulimin e dialogut ndërkulturor.
"Me një investim fillimisht, ndoshta i vogël, prej 50 mijë eurosh, në bibliotekën shkencore të Universitetit Politeknik të Tiranës, por që jam i sigurt se ajo do të vazhdojë të rritet nga të gjitha anët, në mënyrë që ne të kemi një sistem informatik, teknologjik, shkencor bashkëkohor", tha Jorgaq Kaçani, rektor i UP. Ndërkohë, shumë shpejt parashikohet që rreth 25 specialistë në drejtimin e bibliotekave, të kryejnë studime pasuniversitare për sisteme bashkëkohore bibliotekare. Të pranishëm në këtë takim ishin ambasadori i Sllovenisë në vendin tonë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, si dhe dekanë, pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës.