E Diel, 1 Nëntor 2026

Festohet ditëlindja e fshatit të fëmijëve

Në ambientet e SOS Fshatit të Fëmijëve, Tiranë është organizuar dje një program festiv, si dhe një ankand me piktura dhe punime të fëmijëve. Në këtë aktivitet janë ftuar përfaqësues nga ministritë, misionet diplomatike, organizatat jo fitimprurëse dhe bizneset e ndryshme. Fëmijët kanë festuar 60 vjetorin e themelimit të SOS Fshatit të parë në Austri, duke përkujtuar edhe 90 vjetorin e lindjes së themeluesit të saj, Hermann Gmeiner. SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë ndërkombëtare jo fitimprurëse, humanitare, sociale dhe jo fetare, e cila ofron kujdes me bazë familje për fëmijët dhe të rinjtë që kanë humbur kujdesin prindëror, ose në rrezik për të humbur kujdesin prindëror, duke mbështetur familjet në nevojë në mbarë globin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›