FMN përgënjeshtron opozitën: Shqipëria nuk është prekur nga kriza ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit, vetëm në vitin 2012, sipas të dhënave që paraqet, në raportin e fundit mbi efektet e krizës ekonomike globale në Europën Lindore. Raporti vë në dukje, se vendet lindore do të pësojnë dëme më të mëdha nga kriza, madje vendeve si Hungaria, Ukraina, Letonia Polonia e Serbia, janë porositur të marrin kredi të shpejta. Sipas FMN-së, e paprekur nga kriza financiare do të mbetet vetëm Shqipëria, ndërsa vendet e tjera të Europës Qëndrore e Lindore, do të goditen seriozisht. Fondi i propozoi BE-së, që të miratojë shpejt një plan të ri ndihme ekonomike për vendet e këtij rajoni. Kroacia e Bosnja parashikohet të kenë rënie nga 3.5, në 3%, Serbia e Mali i Zi 2%, ndërsa Maqedonia 1%.
...