E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: RRitet prodhimi në sektorët kryesorë të ekonomisë

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave

Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar ka patur rritje prodhimi në sektorët kryesorë të ekonomisë, bënë të ditur burime nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Aktiviteti në sektorin e ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2008 u rrit me 3,3 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2008 dhe 9,3 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2007. Sipas INSTAT, aktiviteti bujqësor u rrit me 1,7 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2008 krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është rritur me 3,2 për qind. Ndërkohë, rritje prodhimi ka patur edhe në sektorin e tregti-industrisë. Sipas të njëjtave burime, në këtë degë prodhimi u rrit me 1,2 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2008 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2008, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007 është rritur me 2,6 për qind. Përsa i përket energjisë elektrike, kjo degë ka patur rritjen më të madhe këtë tremujor me 9,5 për qind kundrejt tremujorit paraardhës, duke ndjekur një rritje prej 10,2 për qind të tremujorit të tretë kundrejt tremujorit të dytë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›