Përplaset me karotrecin, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete në Tiranë

Një person ende i paidentifikuar humbi jetën sot në mengjes si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj. Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit thanë se viktimë e këtij aksidenti është një person që qarkullonte me një motoçiklete, i cili pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një karrotrec. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
...