PD reagon ndaj qendrimit final të edvinistëve kundër privatizimeve dhe koncesioneve

Në serinë e kundërshtimit të të gjitha koncensioneve dhe privatizimeve në 4 vitet e fundit të konsideruara transparente dhe të suksesshme nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.
Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me një deklaratë të bërë nga deputeti socialist Arben Malaj, i cili ndër të tjera është shprehur se konçesionet e realizuara nga qeveria janë tërësisht jotransparente. Por ndër të tjera ai ka shtuar se vendi ndodhet edhe në krizë të rëndë ekonomike. Në deklaratën e tij Malaj ka radhitur 19 akuza ekonomike ndaj qeverisë Berisha. I menjëhershëm ka qenë reagimi Partisë Demokratike ndaj kësaj deklarate duke e përgënjeshtruar atë dhe duke shtuar ndër të tjera se nuk ka një rast të vetëm dhënie konçesionare që të mos ketë qënë tërësisht transparent. "Në serinë e kundërshtimit të privatizimeve si ai i Armos apo Kesh-it. Të të gjitha koncensioneve me një total prej 3.5 miliardë Euro nga të cilat krijohen dhjetra mijëra vende pune për Shqiptarët, Edi Rama dhe zëdhënësat e tij kanë ndërrmarrë një sulm të egër, të përditshëm, kundër dhënies së Licensës së 4 të telefonisë celulare. Ofertës më të mirë me 7.2 milion Euro dhe kjo vetëm e vetëm se kjo licensë nuk ju dha kompanisë bashkëaksionere të Ramës EDIL-it, e cila pruri një ofertë prej vetëm 5 Milionë Eurosh. Kundërshtimi i të gjitha koncensioneve të dhëna përfshirë këtu edhe Kaskadën e Devollit në të cilën investohen 1 Miliardë Euro dhe krijohen 7000 vënde pune. Kundërshtimi i privatizimit të ARMO-s me një ofertë prej 30 milionë Euro më të madhe se oferta që paraqiti Rama me Besnikun e tij të Tajvanit. Kundërshtimi i licensës së 4 dhënë atij që dha ofertën 2 milionë Euro më të lartë se ai i Edil Ramës, dëshmojnë edhe në herë qartë e përfundimisht se për z.Rama nuk ekzistojnë interesa të tjera në këtë vend përvec interesave të tij personale dhe të 3-4 klaneve me të cilat ai ndan pasuritë" thuhet ndër të tjera në deklaratën e Partisë Demokratike.
...