Franca mbështet Berishën në kërkesën për aplikimin e Shqipërisë për në BE, “pro” edhe për heqjen e vizave

Franca mbështet kandidimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian në çdo datë që kjo kërkesë do të bëhet. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtem francez Berndard Kushner gjate takimit që ka patur me kryeministrin Sali Berisha në vizitën që ky i fundit dhe ministri i Jashtëm Basha po zhvillojnë në Francë me ftesë të Presidentit Nikola Sarkozi. Sipas Kushner Kandidimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk do të ketë pengesa as nga Franca as nga vendet e tjera të BE-së. Kusher ka theksuar se kryemnistri Sali Berishsa dhe qeveria e tij po veprojnë mjaft mirë duke quajtur integrimin në Bashkimin Europian një proces të pandalshëm, madje Kushner ka deklaruar se Shqipëria ka bërë arritje shumë të mëdha këto të prekshme dhe në sy të botës. Ministri i Jashtëm francez ka shprehur dhe të gjithë mbështejen e vendit të tij përsa i përket liberalizimit të vizave. Gjatë takimit që kryeministri Sali Berisha ka patur me Kushner është diskutuar dhe për situatën në rajon dhe për Kosovën. Në hapje të vizitës, Kryeministri mori pjesë në Konferencën e organizuar për nder të tij, nga MEDEF, Shoqata Franceze e Biznesit ku të pranishem në këtë konference ishin përfaqësuesit më të rëndësishëm të biznesit francez. Kryeministri Berisha është ndalur dhe në çështjen e ekonomisë duke shprehur bindjen se ekonomia shqiptare do t’u rezistojë pasojave të krizës globale, duke njohur rritje edhe për vitin 2009. Në këtë kontekst, Kryeministri tha se të gjithë investitorët që kanë nisur projektet e tyre në Shqipëri, nuk kanë njohur lëkundje, ndalje, e aq më pak tërheqje nga projektet e tyre madhore, me gjithë krizën ekonomike globale. Me gjithë krizën financiare botërore, Kryeministri theksoi se, për vitin 2008, ekonomia shqiptare ka njohur një rritje të konsiderueshme prej 8 për qind, duke shprehur besimin se edhe për vitin 2009 do të ketë rritje ekonomike. Ditën e nesërme pritet që kryeministri Sali Berisha të zhvillojë dhe një takim në pallatin Elize me Presidentin francez Nikolas Sa
rkozi.