E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, shqetësim për zbatimin e programit të ri pas zgjedhjeve

ATHINE - Fondi Monetar Ndërkombëtar dërgoi një mesazh për zbatimin e marrëveshjes në kuadrin e paketës së dytë të mbështetjes për Greqinë. 

Gjatë një konference për shtyp, zëvendëspërfaqësuesi i Fondit, David Haley deklaroi se vërtet nuk sheh si pengesë zgjedhjet në Greqi, por qarqe të FMN-së sipas tij, vazhdojnë të paraqesin qëndrimin se "ka rreziqe, madje shumë rreziqe për zbatimin e plotë të marrëveshje së kredisë së re" dhe nuk e fshehin shqetësimin e tyre në lidhje me mundësinë e "paraqitjes së vibracioneve" pas zgjedhjeve, duke lëë të kuptohet me këtë luhatje në qëndrimet e liderëve të rinj të vendit për zbatimin e programit të masave. 

Z. Haley, gjatë konferencës për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Greqinë, la të kuptohet se ka mundësi të mos paguhet kësti i ardhshëm për Greqinë (dicka që është thënë edhe më parë), nëse nuk zbatohen marrëveshjet për të cilat është rënë dakort dhe nëse nuk respektohet programi i kredisë së re për mbështetjen e Greqisë. 

Ndërkaq në Greqi ende nuk është vendosur data e saktë e zgjedhjeve, por mbi tryezë janë 29 prilli, 6 maji dhe 13 maji, një nga të cilat, do të zgjidhet sapo qeveria dhe parlamenti të përfundojnë punët legjislative, që kanë të bëjë me implementimin e memorandumit të ri të nënshkruar me Trojkën dhe kur gjithë palët të bien në një mendje. 

Partia e Samaras sheh si kohë të mundshme fundin e Prillit, ndërsa Venizelos i PASOK kërkon edhe pak kohë për riorganizimin e partisë. Ndërkaq Kryeministri Papadhimos për këtë cështje po merr kontakte me liderët e gjithë partive politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›