E Diel, 1 Nëntor 2026

Tokio urdhëron përgatitjen e sistemeve mbrojtëse antiraketë pas njoftimit të Koresë së Veriut

TOKIO - Ministri japonez i Mbrojtjes urdhëroi sot përgatitjen e sistemit mbrojtës antiraketë, për të qenë në gjendje të shkatërrojë një raketë që do të lëshohet nga Koreja e Veriut.

"'Kam urdhëruar përgatitjen e vendosjes së sistemeve PAC-3 dhe anijeve luftarake të pajisura me 'Aegis"', deklaroi Naoki Tanaka për shtypin.

Japonia posedon dy aparate shtesë të sistemit mbrojtës antiraketë: bazat e raketave tokë-ajër, Patriot Advanced Capability-3 (PAC-3) dhe kryqëzorë të shpejtë që përmbajnë sisteme luftarake Aegis duke mundësuar hedhjen e raketave interceptuese Standard Missile-3 (SM-3).

Kryeministri, Yoshihiko Noda do të japë një urdhër zyrtar para se Forcat auto-mbrojtëse japoneze , emri zyrtar i ushtrisë japoneze, do të përgatiten të shkatërrojnë raketën vetëm nëse do të jetë e nevojshme.
Koreja e Veriut njoftoi se raketa do të lëshohet më 12 dhe 16 prill, drejt jugut, që prej bazës së lëshimit Sohae.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›