FMN, shuplakë Qeverisë: Buxheti i rishikuar, jo realist

NOA - LEXONI UDHEZIMET E PERDORIMIT
Tiranë, 10 Korrik 2010 NOA - Pas takimit me dyer të mbyllura që Fondi Monetar Ndërkombëtarë pati me deputet të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, deputeti socialist Ilir Beqja pohon se ky institucion ka një shqetësim në rritje të situatës ekonomike të vendit tonë.
Konkretisht pika më problematike mbetet niveli i lartë i borxhit publik, nivel i cili nuk mund të përballohet nga ekonomia shqiptare.
Duke folur me agjencinë NOA, z.Ilir Beqja tha sot se këto shqetësime janë të njëjta me atë që Partia Socialiste ka denoncuar prej muajsh.
Nuk mund të bëjë publike të gjitha detajet e këtij takimi, por mund tju them se FMN është e shqetësuar po aq sa Partia Socialiste për vështirësitë që po kalon ekonomia, për nivelin e borxhit publik, për defiçitin buxhetor- u shpreh z.Beqja.
Më tej, ai shton se gjatë këtij takimi, institucioni ndërkombëtar monetar ka shprehur rezerva edhe për buxhetin e rishikuar të qeverisë.
Sipas deputetit të opozitës, draftin e ri të rishikuar, FMN e ka konsideruar jo realist, çka do të thotë një shpenzimet mund të uleshin edhe më shumë.
Një misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Shqipëri për të monitoruar situatën ekonomike të vendit, në prag edhe të shkurtimit që po i bëhet buxhetit të shtetit.
Një ditë më parë Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se shpenzimet në total do të ulen me afro 10 % të buxhetit të shtetit, që në shifra absolute do të thotë 39 miliardë lekë.
Nga kjo shifër 19 miliardë janë fonde që janë shkurtuar nga investimet publike. Ky shkurtim fondesh do te ndikojë në uljen e defiçitit buxhetor, i cili u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, kur qeveria bëri shpenzime ka kriter për shkak të zgjedhjeve parlamentare.
r.l/r.n/NOA
Vendimi i plotë për ndryshimin e buxhetit:V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 190, DATË 4.12.2009, PËR BUXHETIN E VITIT 2010
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit Për disa ndryshime në ligjin nr.10 190, datë 4.12.2009, Për buxhetin e vitit 2010, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 190, DATË 4.12.2009, PËR BUXHETIN E VITIT 2010
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 të Kushtetutës, si dhe të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10 190, datë 4.12.2009, Për buxhetin e vitit 2010, bëhen këto ndryshime:
Neni l
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
Neni 1
Buxheti për vitin 2010 është:
Të ardhurat 333 658 milionë lekë;
Shpenzimet 371 767 milionë lekë;
Deficiti 38 109 milionë lekë.
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
Neni 2
Buxheti i shtetit, për vitin 2010, është:
Të ardhurat 264 283 milionë lekë;
Shpenzimet 302 392 milionë lekë;
Deficiti 38 109 milionë lekë..
Neni 3
Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
Neni 3
Buxheti vendor, për vitin 2010, është:
Të ardhurat 29 686 milionë lekë;
Nga të cilat:
- Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 14 207 milionë lekë
- Shpenzimet 29 686 milionë lekë..
Neni 4
Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore, për vitin 2010, është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 74 497 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 46 282 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit 28 215 milionë lekë;
Shpenzimet 74 497 milionë lekë.
Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe kategori specifike të personave të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2010, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.
2. Skema e sigurimit suplementar:
Të ardhurat, gjithsej 4 922 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 200 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit 4 722 milionë lekë;
Shpenzimet 4 922 milionë lekë..
Neni 5
Neni 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
Neni 5
Buxheti i sigurimeve shëndetësore, për vitin 2010, është:
Të ardhurat, gjithsej 25 649 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet dhe të tjera 6 014 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit 19 635 milionë lekë;
Shpenzimet 25 649 milionë lekë.
Fondi për shërbimin spitalor ndahet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave..
Neni 6
Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
Neni 6
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve, për vitin