FMN, sovraniteti dhe integrimi
"Ka qenë detyra jonë të gjenim masa të përbashkëta, standarde të përbashkëta, rregulla të përbashkëta, të pranueshme nga secili vend dhe që nuk shqetësojnë asnjë"
John Maynard Keynes
Këtë do të deklaronte Keynes, rreth 65 vjet më parë, në Bretton Woods, rreth natyrës së institucioneve financiare, pikërisht ditën e krijimit të tyre. 65 vjet më vonë, në Shqipëri pretendohet se masat e përbashkëta, rregullat e përbashkëta, standardet e përbashkëta shqetësojnë qeverinë shqiptare dhe disa ekspertë joqeveritarë.
Në arkitekturën e institucioneve financiare ndërkombëtare ka një profilizim të specializuar midis Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN është fokusuar shumë në përdorimin e politikave monetare, suksesi i të cilave kushtëzohet nga shumë reforma strukturore, që shpesh janë kushte të programeve të bashkëpunimit me vendet anëtare.
Diskutimi pse qeveria shqiptare e ktheu pas propozimin e FMN-së për ta asistuar Shqipërinë nga afër, kur evidentohen risqe në rritje nga kriza globale, nga impakti i fushatës elektorale dhe nga performanca e ulët e negocimit për kreditë me kushte tregtare, nxit edhe debatin publik. Ballafaqimi i disa prej argumenteve të ekspertëve të kudondodhur dhe për gjithçka, ndoshta e bën më të qartë falsitetin e përkushtimit sovrano-patriotik.
Argumentet e tyre kryesore janë:
-Së pari, largimi i FMN ndihmon rritjen e performancës së qeverisë shqiptare
-Së dyti, qeveria është e vetmja e mandatuar për të qeverisur vendin e saj
Lidhur me argumentin e parë, këshillat apo edhe kushtëzimet e FMN-së dhe Bankës Botërore kundër kërkesave populiste e po ashtu edhe elektorale e korruptive, minimalisht nuk u sjellin ndonjë impakt negativ zhvillimeve afatgjata të çdo vendi. Të shqetësuarit realë nga kushtëzimet janë vetëm liderët politikë që e bazojnë mbijetesën politike në politika populiste dhe korruptive.
Jo rastësisht disa nga vendet e Evropës Juglindore sot në krizë, në momente "suksesi" injoruan këshillat e FMN-së dhe BB-së për efektet negative afatgjata dhe në rritje të politikave të tyre populiste. Në historinë e programeve të FMN-së në të gjitha vendet që kanë kaluar tranzicionin si ai shqiptar, mbështetja dhe "toleranca" e saj, ka qenë proporcionale me suksesin dhe qëndrueshmërinë e reformave.
Qeveria aktuale nuk pati ndonjë pengesë nga FMN për politikat tatimore, edhe pse mburrja me nivelin e lirisë fiskale, kur liria ekonomike qëndron në vend, është njësoj si rasti kur gëzon se i ke vendosur goma të reja një makine, që ka të dëmtuar rëndë motorin. Me nivelin e ulët të lirisë së pronës private, nivelin e lartë të korrupsionit e të keq-qeverisjes, motori ekonomik i kësaj qeverie duket se punon vetëm me D2 dhe nxjerr akoma shumë tym ndotës.
Qeveria nuk ndjeu ndonjë reagim të fortë, siç është në natyrën e FMN-së, dhe siç duhet të ishte për misionin e saj në Shqipëri, për krijimin e fondeve jashtë-buxhetore (slush funds), që në vetë kriteret e FMN-së klasifikohen me risk të lartë keqpërdorimi. Qeveria nuk ndjeu ndonjë "presion" konkret nga zyra e FMN-së që në rishikimin e buxhetit të vitit 2008 të pasqyronte të ardhurat nga privatizimi i kompanive publike. Transparenca dhe respektimi i standardeve të saj është kusht i bashkëpunimit të Fondit me vendet anëtare.
Qeveria nuk ndjeu "presion" nga misioni i FMN-së për ndryshimin e buxhetit me akt normativ, proces antikushtetues dhe që dëmton rëndë kontrollin parlamentar mbi buxhetin. Argumenti i dytë është tërësisht jokoherent. Mandatimi i qeverive për të qeverisur vendin e tyre nuk cenohet nga koordinimi, bashkëpunimi dhe integrimi me institucionet ndërkombëtare. Nuk besoj se qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë mandatuar për të qeverisur vendet e tyre, edhe pse kanë dorëzuar jo pak nga sovraniteti dhe simbolet e vendeve që përfaqësojnë. Bankat qendrore të vendeve të Eurozonës funksionojnë si "filiale" të Bankës Qendrore Evropiane. Misioni i tyre është të rrisin efikasitetin e politikave monetare të përbashkëta në vendet e tyre.
27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë dorëzuar një pjesë të sovranitetit të tyre, kur u nënshtrohen rregullave strikte të Paktit të Stabilitetit dhe të rritjes, që tenton të harmonizojë politikat fiskale me ato monetare.
Ka shume debate dhe diskutime rreth eficencës së uniformitetit të këtij Pakti, ndaj të gjitha vendeve evropiane, që mund të ndodhen në faza të ndryshme të ciklit ekonomik, por këto vende kanë miratuar edhe penalizimin ndaj vetvetes, nëse nuk respektojnë nivelet limit të inflacionit, deficitit dhe borxhit publik.
Kriza globale rikonfirmoi misionin dhe domosdoshmërinë e institucioneve financiare ndërkombëtare, duke kërkuar edhe përmirësimin e efikasitetit të tyre. Kjo krizë influencoi mbi lidershipin e vendeve të veçanta dhe të institucioneve evropiane. Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, e përfundoi dhe dorëzoi presidencën franceze të BE-së, duke u shprehur: "Unë besoja se do ta ndryshoja Evropën, por Evropa më ndryshoi mua!".
Është koha të pranojmë se thelbësor dhe i domosdoshëm është ndryshimi nga sovran - krenar në vetvete - në partner kredibël me institucionet ndërkombëtare dhe në bashkimet ekonomike e politike të së ardhmes.