E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN sugjeron: Te ulet borxhi publik Luljeta Ndoka

Ulja e borxhit publik ne Shqiperi ka qene nje nder sugjerimet e shefit te Fondit Monetar Nderkombetar Gerswin Bell. Gjate nje konference te perbashket me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, Bell ka sugjeruar edhe mekanizmat se si mund te arrihet nje gje e tille. Sipas tij, borxhi duhet ulur ne nivelin 50 per qind, nga 59 per qind qe eshte aktualisht.

Borxhi

Perfaqesuesi i FMN Bell, eshte shprehur dje se eshte mjaft e rendesishme te kuptohet qe borxhi te mos arrije ne nivelet 60 per qind, shifer qe konsiderohet si maksimumi. Sipas Bell "per vende ne zhvillim si Shqiperia ky eshte nje nivel mjaft i larte. “Duhet ta ulni ne 50 per qind nga 59 per qind qe eshte aktualisht”, tha Bell. Ne kete kontekst ai sugjeroi shkurtimin e buxhetit dhe reduktimin e shpenzimeve me 20 miliarde leke. Sipas Bell, ka 2 menyra per te arritur objektivin: Mbajtja konstante e pagave dhe pensioneve, duke ruajtur shpenzimet kapitale si dhe rritja e normes se takses se sheshte nga 10 ne 12 per qind. Nderkaq, FMN sugjeron se aspekti fiskal eshte i rendesishem pasi rrit potencialin per rritjen ekonomike, ndihmon per te ngushtuar deficitin fiskal. Nder sugjerimet qe Bell tha se i ka dhene qeverise shqiptare, ishte ulja e normes se kontributit te sigurimeve shoqerore, duke theksuar se nuk dha efektin e pritshem ne buxhetin e sigurimeve shoqerore dhe ngritjen e nivelit te takses se sheshte nga 10 per qind ne 12 ose 15 per qind, e cila do te jepte efekte pozitive ne buxhet dhe nuk do te ishte e larte per investitoret, duke e bere Shqiperine serish atraktive per investitoret.

Rritja ekonomike

Sipas Bell parashikimi i FMN-se per rritjen ekonomike ne Shqiperi eshte ne 2.7 per qind, nderkohe qe ne fjalen e mbajtur nga ministri i Financave, Bode, para shefit te FMN-se, tha se rritja ekonomike parashikohej deri ne 5 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto. Ne replike me ministrin Bode sa i perket shifrave te rritjes ekonomike, Bell tha se qeveria duhet te hartoje buxhetin mbi nje plan me realist dhe jo si eshte bere gjate viteve te fundit mbi baza optimiste. “Bazoni buxhetin duke pasur parasysh dhe opinionet e institucioneve te pavarura. Nuk jemi vetem ne institucion i pavarur qe ju monitorojme, neve jemi me te miret”, tha Bell duke sqaruar se “ne parashikojme nje rritje ekonomike me ulet. Ka nje arsyetim per shifrat dhe mund t’ju perseris pse neve parashikojme kete nivel”. “Ne ndodhemi ne te njejten situate si vitin e kaluar kur buxheti eshte nen presion dhe nese ecet me kete trend, deficiti do te arrije ne 4.3 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto", eshte shprehur shefi i FMN. Ndersa, Bode ka sqaruar ne fjalen e tij se edhe ne raste te tjera ka pasur mosperputhje shifrash te FMN dhe te Ministrise se Financave, duke shtuar se “Eshte krejt normale qe variantet dhe kendveshtrimi i Fondit, eshte me konservativi, me pesimisti”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›