E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen kompjuteret e Informatikes, ne shkollen 9-vjecare

BERAT- Persona te paidentifikuar kane vjedhur tre dite me pare shkollen 9-vjecare, ne fshatin Shegez, komuna Lumas. Sipas burimeve nga Policia e Beratit, autoret jane futur ne ambientet e shkolles se fshatit Shegez, ku kane vjedhur kompjuteret qe ndodheshin ne klasen e informatikes. Mesuesit e shkolles, mesohet se kane gjetur te shqyer zgavren e dritares se klases se laboratorit nga ku autoret mesohet se jane futur ne te dhe realizuar vjedhjen. Ne klasen e Informatikes, mesohet se ndodheshin tete kompjutere. Sipas policise vjedhja ishte realizuar gjate nates se tre diteve me pare me ane te thyerjes, ku autoret pasi kane demtuar zgavren e dritares se klases qe ndodhej ne katin e pare te shkolles, jane futur brenda saj dhe kane grabitur te gjithe kompjuteret. Po sipas policise vjedhja dyshohet te kete pasur me teper se nje autore, nderkohe qe po punohet per zbulimin e tyre. E.A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›