Grabitet banesa, merren 100 mije leke
Tirane- Nje banese eshte grabitur mengjesin e djeshem, nga tre persona te maskuar dhe te armatosur. Denoncimi eshte depozituar ne komisariat nga ana e pronarit te baneses Hiqmet Deda, 58 vjec, i cili ka deklaruar perpara uniformave blu se grabitja eshte realizuar rreth ores 01:05 te mengjesit, kur ai bashke me te shoqen jane kthyer nga nje darke, ne nje nga restorantet e zones. Specialiste te Seksionit te Vjedhjeve me arme, te cilet kane shkuar ne vendngjarje kane ngritur tre pista hetimore. I demtuari Hiqmet Deda, gjate marrjes ne pyetje nga ana e uniformave blu ka deklaruar se ne momentin qe kishte ndodhur krimi, ai ka qene se bashku me bashkeshorten e tij duke darkuar jashte. Kur jane kthyer ne banese, pasi kane hapur deren e jashtme me celes, kane gjetur brenda tre persona me maska dhe me pistoleta. Ata i kane izoluar duke kerkuar parate. Me pas, mesohet se grabitesit kane marre rreth 100 mije leke dhe nje celular. Policia, pasi ka regjistruar kallezimin, ka bere keqyrjen e vendit te ngjarjes. Ne murin e baneses eshte gjetur predha e nje plumbi pistolete "TT", ku sipas 58-vjecarit, e kane qelluar grabitesit per t'i trembur burre e grua dhe qe te shoqen e goditen me qyten e pistoletes. Por, policia ka vene re se thyerja e dritares, ku mendohet te kene hyre hajdutet, eshte bere nga brenda dhe jo jashte. Kjo vertetohet edhe nga rrjeta qe kishte dritarja nga jashte. Madje, policia ka gjetur edhe disa fisheke "TT"-je ne banese. Nga provat e gjetura ne vendngjarja policia ka ngritur tre pista hetimi. Pista e pare qe eshte duke hetuar policia, eshte ajo e grabitjes me arme, duke u mbeshtetur ne denoncimin e 58-vjecarit. Pista e dyte eshte ajo e nje konflikti te mundshem pronesie. Policia dyshon se ngjarja ka ardhur pasi denoncuesi, ka konflikt pronesie dhe ndonje i dyshuar, ka hyre ne banese per ta frikesuar. Ndersa pista e trete eshte ajo e dhunes brenda ne familje, kjo ne saje te provave te gjetura ne banese. Sipas policise dyshimet hidhen edhe ne faktin se, pas ndonje konflikti ne familje, Hiqmeti mund te kete goditur te shoqen me qyten e pistoletes pa leje dhe ka shtene me te. Per ta bere te besueshme, meqe e ka ditur se eshte njoftuar policia, pasi ne shtepi shkuan njerez, pasi degjuan krisma, ka thyer xhamin e dritares, me qellim qe te thote se ishte grabitje. Kjo forcohet si piste edhe nga fisheket e "TT"-se, qe jane gjetur ne banese. Ne ditet ne vazhdim, pritet qe bashkeshortet te thirren ne polici per te dhene shpjegime te tjera ne lidhje me ngjarjen, per zbardhjen e plote te saj.