E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN:Rritje ekonomike në shifrën 2.3 përqind

Ekonomia shqiptare do të ketë rritje ekonomike në vitin 2010 me 2.3 përqind dhe në 2011 do të ketë një rritje me rreth 3.3 përqind. Përfaqësuesi i FMN-së Johan Mathisen e deklaroi këtë në raportin për parashikim të ekonomisë së vendeve të rajonit. Mathisen bëri të ditur se vendet në zhvillim do të kenë një rritje më të madhe dhe Shqipëria përfshihet në këtë grup.
"Në Europë në vitet e ardhshme është parashikuar një rritje ekonomike megjithëse është e vogël.Në vende të ndryshme do të ketë një rritje të të ndryshme të ekonomisë dhe parashikohet që në vendet në zhvillim të ketë një rritje ekonomike më të madhe se në vendet që kanë arritur një nivel të qëndrueshëm.Kështu pritet që në vendet e Europës khjo rritje të jetë 1 përqind në vitin 2010 dhe - 1.5 përqind në 2011.Ndërsa vendet në zhvillim dhe përkatësisht Shqipëria do të ketë një rritje më të madhe ekonomike që do të jetë 2.3 për vitin 2010 dhe 3.3 për vitin 2011" theksoi Mathison.
Megjithë parashikimet pozitive për vendin tonë dhe vendet e rajonit përfaqësuesi i FMN-së Mathison u shpreh se qeveritë duhet që të kenë kujdes në disa pika sic janë flukset hyrëse, kursi i këmbimit dhe politikat fiskale për të pasur një rritje sa më të qëndrueshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›