E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen-Kalimash, rihapet sot tuneli i Thirrës

Do të rihapet sërish sot galeria jugore e tunelit të Thirrës në segmentin Rrëshen-Kalimash. Lajmi u bë publik ditë më parë nga Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve e cila përmes një njoftimi zyrtar theksoi se ky tunel do të vihet në shfytëzim të trafikut publik.
Ministria e Transportit thekson se punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar dhe integruar plotësisht në një sistem të kontrollit qendror që përfshin 26 ventilator të mëdhenj ajrimi, më shumë se 70 kamera CCTV, sinjalistikën e mesazheve variabël elektronik, një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin, lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit, një sistem telefonik në rast emergjence, komunikimin me radio si dhe ndriçimin normal dhe atë të sigurisë.
Tuneli i Thirrës u mbyll me qëllim që ti mundësohej kompanisë ndërtuese të përfundonte instalimin e këtyrë paisjeve elektromekani si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël të tunelit.
Ndërkohë duke filluar nga ora 10:00 e ditës së premte, tuneli i Thirrës do të jetë i hapur për trafikun, duke bërë të mundur edhe lëvizjen e automjeteve në të gjithë segmentin Rrëshen-Kalimash

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›