FMN:Spanja të bëjë reforma urgjente

Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri thirrje për reforma urgjente në tregun e punës dhe sistemin bankar në Spanjë. Apeli i FMN-së vjen në kohën kur qeveria socialiste po përpiqet të përballet me deficitin e shkaktuar nga kriza e borxheve.
Në raportin vjetor, FMN-ja tha se pas konsultimeve me qeverinë "ekonomia e Spanjës ka nevojë për reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse" si dhe masa të kursimit.
FMN-ja i përshkroi sfidat e Spanjës si "të rënda". Në fillim të muajit, Greqia mori 110 miliardë euro ndihma nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja për të shpëtuar nga falimentimi.