E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – “Air France” dhe “Airbus” shpallen fajtore për tragjedinë ajrore Rio de Zhaneiro-Paris

PARIS, 21 maj /ATSH-DPA/ – Kompania ajrore “Air France” dhe prodhuesi i avionëve “Airbus” janë shpallur fajtorë për vrasje nga pakujdesia në procesin e apelimit lidhur me rrëzimin e avionit në linjën Rio de Zhaneiro–Paris në vitin 2009, ku humbën jetën 228 persona.

Gjykata e Apelit në Paris vendosi sot një gjobë prej 225 mijë eurosh (rreth 260 mijë dollarë) për secilën kompani, duke rrëzuar vendimin e pafajësisë të dhënë në gjykimin e parë ndaj dy kompanive franceze.

Gjykata arriti në përfundimin se linja ajrore dhe prodhuesi i avionit mbajnë përgjegjësinë e plotë për aksidentin dhe janë gjithashtu përgjegjës për dëmshpërblimet ndaj familjeve të viktimave.

Avioni i “Air France”, që kryente fluturimin” AF447″, u përball me një front të fuqishëm stuhish më 1 qershor 2009 gjatë udhëtimit nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit dhe më pas u zhduk nga radarët.

Avioni model “Airbus A330” u rrëzua në oqeanin Atlantik.

Operacionet e kërkimit dhe hetimit zgjatën për gati dy vjet.

Vetëm në maj të vitit 2011 u arrit të nxirreshin trupat e fundit të viktimave dhe regjistruesi i të dhënave të fluturimit nga një thellësi prej rreth 4 000 metrash./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›