E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: 100 të vrarë dhe të plagosur pas goditjes së një vendndodhjeje të FSB-së

KIEV, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Forcat speciale ukrainase goditën selinë e FSB-së, agjencisë kryesore ruse të sigurisë, në fshatin Genicheska Hirka, në Kherson, duke shkaktuar rreth 100 të vdekur dhe të plagosur.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e shkroi këtë në X, duke i bashkangjitur mesazhit të tij një video që tregon momentin kur dronët e Kievit godasin njëkohësisht ndërtesat në një fshat.

“Rusët duhet të ndiejnë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte”, përfundoi udhëheqësi ukrainas./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›