FOKUS – Inflacioni godet Iranin: një vakt familjar kushton më shumë se paga ditore e një punëtori

TEHERAN, 25 maj /ATSH/ – Një vakt me bazë pule për një familje me tre ose katër punëtorë, pa oriz, bukë dhe garnitura, kushton rreth një milion tomanë, shkruan Iranian Labour News Agency (Ilna), shkruan tgcom24.it.
Një milion tomanë është më shumë se paga ditore e një punëtori të thjeshtë.
“Sipas një gazetari të agjencisë Ilna, pasi shqyrtoi të dhënat dhe çmimet më të fundit të pulës dhe vezëve në faqet e internetit theksoi se ”nuk ka fjalë për të përshkruar situatën në tryezat e punëtorëve”.
Irani, inflacioni dhe PBB-ja: të dhënat më të fundit
Norma vjetore e inflacionit në Iran vazhdon të mbetet në nivele shumë të larta, mes 35% dhe 40%, me kulme edhe më të larta për mallrat e domosdoshme si ushqimet dhe banesat.
Për vitin 2026, parashikimet e instituteve kryesore ndërkombëtare, përfshirë International Monetary Fund, kishin treguar një rritje reale ekonomike mjaft modeste, të vlerësuar rreth 1.1%. /os/