E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – NATO: Asnjë plan për të dërguar trupa apo avionë në Ukrainë

SOFJE, 27 maj /ATSH-ANSA/ – Duart e Ukrainës janë të lidhura për shkak të “kufizimeve të armëve” të ofruara nga Perëndimi, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp.

“U takon aleatëve të vendosin për kufizimet në përdorimit të armëve të dorëzuara në Ukrainë. Ky nuk është një vendim i NATO-s, është një vendim i marrë individualisht nga aleatët, të cilët deri më tani kanë marrë vendime të ndryshme”, shtoi Stoltenberg.

“Mendoj se ka ardhur koha për të shqyrtuar disa nga kufizimet në përdorimin e armëve nga Kievi, sepse Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe, sipas ligjit ndërkombëtar, kjo përfshin të drejtën për të goditur objektiva jashtë Ukrainës”, theksoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›