MADRID – Zelensky falënderon Sanchezin për ndihmën ushtarake spanjolle prej një miliard eurosh

MADRID, 27 maj /ATSH-AFP-ANSA/ – Marrëveshja e sigurisë, e nënshkruar të hënën nga Spanja dhe Ukraina për vizitën zyrtare të Volodymyr Zelensky në Madrid, përfshin një ndihmë ushtarake nga Madridi me vlerë një miliard euro, të njoftuar nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
“Marrëveshja, që përfshin një angazhim për ndihmë ushtarake për vitin 2024 me vlerë një miliard euro do t’i lejojë Ukrainës të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse për t’u përballur me ofensivën ruse”, deklaroi Sanchez në një konferencë të shtypit të përbashkët me presidentin ukrainas.
Presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi “mbi të gjitha popullin spanjoll” për mbështetjen e dhënë Ukrainës dhe kryeministrin Pedro Sanchez për memorandumin e mirëkuptimit për sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak pasi, sipas tij, “kjo ndihmë po e shpëton në këtë kohë të vështirë lufte”.
Në përcaktimin e Madridit “një partner të besueshëm”, presidenti ukrainas kujtoi se Spanja “nuk ishte indiferente kur raketat ruse filluan të shkatërronin qytetet tona dhe të vrisnin fëmijët tanë”./ /os/