E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Stuhia ”Claudia” shkakton tri viktima në Portugali dhe përmbytje të mëdha në BM

LISBONË, 17 nëntor /ATSH/ – Stuhia “Claudia” ka shkaktuar tri viktima në Portugali dhe përmbytje të rënda në Britaninë e Madhe, me qytetin Monmouth në Uells të zhytur nën ujë dhe Anglinë që përballet me 42 paralajmërime për përmbytje, sipas Reuters.

Bregu jugor dhe zonat malore të ishullit Madeira janë gjithashtu nën të njëjtin paralajmërim për përmbytje  dhe rrëshqitje toke.

Anglia dhe Uellsi u goditën gjithashtu nga shirat e rrëmbyeshëm.

Banorët e Monmouth në Uells u shpëtuan nga shtëpitë e tyre, ndërsa u zgjuan sot me pjesën më të madhe të qytetit nën ujë, pasi lumi Monnow doli nga shtrati.

Pamjet ajrore treguan rrugë të përmbytura, makina dhe biznese të mbuluara nga uji përgjatë rrugës kryesore të Monmouth, pasi niveli i lumit Monnow arriti rekordin më të lartë dhe doli përtej brigjeve.

Pothuajse 12 centimetra shi ranë brenda natës në juglindje të Uellsit, ndërsa pjesë të Anglisë u përballën gjithashtu me përmbytje nga stuhia, e cila solli erëra të fuqishme që rrëzuan pemë.

Disa linja hekurudhore u ndërprenë.

”Personalisht nuk e kam parë kaq keq për rreth 40 vjet”, tha Peter Fox, anëtar konservator i Parlamentit të Uellsit.

Qendra e qytetit, pranë kufirit me Anglinë, ndodhet pak sipër pikës ku Monnow bashkohet me lumin Wye – lumi i katërt më i madh në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas MetOffice, ndërsa stuhia “Claudia” po tërhiqet, pritet dëborë, me temperaturat që mund të zbresin deri në minus 7,5 gradë Celsius javën e ardhshme në BM./   /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›