E Diel, 1 Nëntor 2026

SPANJË – Reshje të dendura për shkak të stuhisë ”Claudia”

MADRID, 17 nëntor /ATSH/ – Reshjet e dendura të shiut goditën fillimisht rajonin e Galicias përpara se të lëviznin ngadalë në pjesët perëndimore të gadishullit Iberik, sipas ”The Guardian”.

Stuhia “Claudia” u zhvendos përgjatë Atlantikut gjatë fundjavës së dytë të nëntorit përpara se të ngadalësohej dhe të ndalej në veriperëndim të gadishullit Iberik.

Shërbimi meteorologjik i Spanjës AEMET njoftoi për stuhinë që të hënën e kaluar përpara mbërritjes së reshjeve të dendura të shiut, të cilat u përhapën ngadalë gjatë pjesës tjetër të javës.

Galicia në veriperëndim të Spanjës u godit e para, me 80 deri në 150 milimetra shi që ranë përgjatë bregdetit të saj në vetëm 24 orë, ndërsa një brez shiu me lëvizje të ngadaltë u përhap në pjesët perëndimore të gadishullit Iberik.

Stuhia”Claudia” pati efekte më të gjera në të gjithë Evropën perëndimore.

Duke tërhequr ajër të ngrohtë nga zonat subtropikale, stuhia bëri që temperaturat në Francën jugperëndimore të ngjiteshin në 29,8 gradë Celcius, temperatura më e lartë e regjistruar në vend në nëntor.

Ndërsa stuhia vazhdon të dobësohet në fillim të kësaj jave, masa e ajrit të ftohtë do të shtyjë drejt jugut, duke i dhënë Evropës shijen e parë të dimrit./   /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›