FOKUS – Zelensky i kërkon Blinkenit raketa ”Patriot” për mbrojtjen e Kharkivit

KIEV, 14 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken sistemet e mbrojtjes ajrore ”Patriot” për qytetin e Kharkivit, i cili kërcënohet rregullisht nga raketat ruse.
”Dy sisteme të tilla nevojiten për të mbrojtur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe zonën përreth, e cila kufizohet me Rusinë”, theksoi Zelensky gjatë vizitës së paparalajmëruar të Blinkenit.
”Ndihma amerikane për fushatën kundër rusëve ishte thelbësore dhe mbrojtja ajrore ishte deficiti më i madh”, theksoi Zelensky.
Sipas mediave ukrainase, Blinken i premtoi Ukrainës ndihmë me armë që mund të ndryshonte situatën në fushën e betejës.
“Unë u ktheva në Kiev sot për të demonstruar mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën pasi ajo mbron lirinë e saj nga agresioni rus”, shtoi Blinken.
Vizita, e cila si zakonisht nuk u njoftua për arsye sigurie, është e katërta e Blinken që nga fillimi i luftës në shkurt 2022 dhe është gjithashtu vizita e parë që kur Shtetet e Bashkuara miratuan një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh dollarë, e shtyrë prej kohësh.
Ukraina ka qenë në mbrojtje prej muajsh për shkak të mungesës së armëve, municioneve dhe ushtarëve.
Rusia ka bombarduar Kharkivin dhe javën e kaluar trupat ruse gjithashtu filluan një ofensivë tokësore në kufi dhe tashmë kanë kapur disa fshatra ukrainas./ /os/