ROMË – Tajani: I vetmi kërcënim real rus është ai kibernetik

ROMË, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Nga pala ruse ka një veprim dezinformues që do të jetë më i fortë gjatë fushatës zgjedhore, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
”I vetmi kërcënim real rus është ai kibernetik dhe nga ky duhet të ruhemi”, shtoi ministri.
”Pavarësisht deklaratave bombastike të Lavrov, nuk e përjashtoj që sulmet kibernetike mund të prekin edhe sektorët industrialë”, theksoi ai./ /os/