E Premte, 6 Nëntor 2026

TBILISI – Gjeorgjia miraton ligjin e diskutueshëm kundër OJQ-ve pavarësisht protestave masive

TBILISI, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi një ligj për goditjen e organizatave joqeveritare (OJQ) të financuara nga huaja, pavarësisht protestave prej javësh.

Kritikët argumentojnë se ligji është frymëzuar nga legjislacioni rus dhe rrezikon anëtarësimin e ardhshëm të ish-republikës së vogël sovjetike në Bashkimin Evropian.

Shumica në pushtet e partisë ”Ëndrra gjeorgjiane” thotë se dëshiron të krijojë transparencë më të madhe në financimin e huaj për OJQ-të.

Megjithatë, dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar për javë të tëra në kryeqytetin Tbilisi kundër legjislacionit.

Protestuesit thonë se ky është versioni i Gjeorgjisë i ligjit rus, sipas të cilit shumë organizata dhe individë janë etiketuar nga Moska si “agjentë të huaj”, një klasifikim që shpesh shkakton probleme të mëdha për OJQ-të./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›