E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy: Franca ndihmë Kosovës në rrugën e zhvillimit

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi ka uruar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes në krye të vendit.

"Që bga pavarësia e saj para tri viteve, Kosova ka bërë reforma të rëndësishme. Por, të tjera duhet ende të bëhen dhe në veçanti për të konsoliduar institucionet, sundimin e ligjit, si dhe të favorizohet integrimi i minoriteteve. Sfida të rëndësishme duhet kaluar, në fushën ekonomike dhe sociale, si dhe në marrëdhëniet me Serbinë. Ky është objektivi i dialogut të angazhuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", thuhet në urim.

"E përshëndes vullnetin tuaj për të dhënë impulsionet politike për të realizuar reformat dhe për t`i pranuar sfidat. Këto janë etapa të nevojshme për vazhdimin e integrimit evropian të Kosovës, që ka plotësisht prirje t`i bashkohet Bashkimit tonë, si çdo anëtar tjetër" thekson Sarkozy.

Në këtë rrugë, vazhdon presidenti francez, "për të realizuar këtë ambicie, mund të llogarisni  edhe ndihmën e Francës, si keni llogaritur në mbështetjen e saj për ta njohur dhe për ta përforcuar Shtetit tuaj të ri".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›