FONDET E GËRDECIT, studimi që zbuloi skemën e abuzimit me vlerësimet e dëmeve në Gërdec
Zbardhet investigimi privat, që vuri në lëvizje grupin e prokurorëve. Pas investigimit Prokuroria nisi hetimin ndaj vlerësuesve që pajtoi qeveria
Habjon Hasani
Tiranë - Kur banorët e Gërdecit dhe të zonave përreth nisën ankesat mbi “gjobat” që po u vinin në mënyrë informale vlerësuesit shtetërorë, nisi një investigim privat pikërisht për t’i hetuar në rrugë private këto vlerësime. Ndodhi që vlerësimi i bërë në dy muaj i bindi dhe prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët iu referuan këtij studimi privat dhe nisën çështjen hetimore “Për abuzimet me vlerësimet e dëmeve në godina dhe banesa në zonat e prekura nga tragjedia e Gërdecit”.
Sot “Albania” boton pjesët më kryesore të këtij studimi, i cili angazhoi një grup të madh ekspertësh të pavarur në tentativë për të parandaluar pazaret që “plasën sheshit” për javë të tëra mes vlerësuesve shtetërorë dhe disa prej banorëve dhe bizneseve të goditura nga shpërthimi. Pasi janë përdorur të gjitha metodat shkencore të “vlerësimit për vlerësimin”, studimi privat ka konkluduar se nga shteti (qeveria) ka munguar një metodikë vlerësimi unike dhe ligjore e rekomanduar ose e detyrueshme për përdorim nga grupet shtetërore të vlerësimit. Kjo ka sjellë subjektivizëm të konsiderueshëm në procesin e vlerësimit, fakt që krijon dyshime mbi seriozitetin dhe efektivitetin e vlerësimeve të kryera. “Në grafik tregohen shmangiet e vlerës së banesave sipas komisioneve shtetërore ndaj vlerës korresponduese të së njëjtës banesë e ndërtuar, referuar një sistemi të unifikuar (çmimet e EKB 2006) dhe llogaritjes analitike të dëmtimeve rast pas rasti për çdo banesë. Në këta grafikë konstatohet qartë që dhe pse flitet për banesa të rrënuara, pra të shkatërruara tërësisht (sipërfaqe të njëjta), përsëri ka diferenca në vlerë banesash. Diferenca është më e dukshme kur flitet për subjektivitet në vlerësim”, - theksohet në konkluzionet e studimit.
Personazhet
Sipas investigimit privat është konkluduar se nga grupet e vlerësimit nuk janë marrë fare në konsideratë gjendja dhe çmimet në tregun e ndërtimit. (Theksojmë ngritjen e kostos së ndërtimit kundrejt vlerës së EKB-së). “Nga grupet e vlerësimit nuk është marrë fare në konsideratë varësia ndërmjet përmasave planimetrike të banesave dhe kostos së ndërtimit të saj, si dhe faktit që kostoja e ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave është më e vogël se ajo e banesës njëkatëshe për efekt të kostos së themeleve. Grupet e shtetërore të vlerësimit nuk kanë marrë fare në konsideratë krijimin e një baze unike vlerësimi, së cilës do t’i referohej për krahasim çdo objekt, rast pas rasti. (Ky fakt e ka shtuar subjektivizmin në vlerësim. Ka objekte të cilat kishin dëmtime reale dhe nuk janë vlerësuar në vlerën e duhur. Ndërkohë që ka objekte, të cilat janë vlerësuar me vlerë të konsiderueshme të pamerituar). Nga grupet shtetërore të vlerësimit është bërë një shpërndarje jo e drejtë e vlerës së disponuar për vlerësim. Në materialin grafik dallohet qartë që vlera e merituar në një grup banesash është shpërndarë në formën e vlerës (të pamerituar) për një grup tjetër. Ky fakt komprometon vetë aksionin shtetëror të vlerësimit. Ndërsa supozohet se kompensimi është kryer, kjo është bërë në mënyrë të padrejtë, pse jo dhe të paragjykuar. Ky fakt bëhet më evident kur dukshëm konstatohen objekte konkrete, ku dallohet qartë subjektivizmi në vlerësim”, - thekson studimi.
Sistemi
Për të nxjerrë në pah diferencat mes vlerësimeve të rregullta dhe atyre të abuzuara, studiuesit privatë kanë hedhur të dhënat në një program të posaçëm kompjuterik dhe gjithë abuzimet kanë dalë zbuluar nga diferenca mes trajektoreve të ndryshme që dilnin në grafik. “Grafikët tregojnë shpërndarjen subjektive të vlerave monetare të vëna në dispozicion për grupet shtetërore të vlerësimit për kushtet e vlerësimit me sistem referimi çmimet e 2006-s, grafiku i parë (gjithmonë çmimet e EKB-së) dhe për çmime në kushtet aktuale me koeficient emergjence 1.1 dhe indeks çmimesh 1.2. Vlen të interpretohet grafiku i parë. Në këtë grafik paraqitet diferenca e vlerësimeve ndërmjet vlerave korresponduese të banesave prej grupeve shtetërore të vlerësimit dhe sistemit të unifikuar dhe analitik të vlerësimit. Dallohet qartë se për gjysmën e objekteve të vlerësuara (pjesa e parë e grafikut) vlera e përcaktuar nga grupet shtetërore të vlerësimit është dukshëm më e ulët se vlera e unifikuar dhe analitike. Ndërsa pjesa e dytë tregon se vlera e grupeve shtetërore, posaçërisht për disa objekte, është dukshëm më e lartë se vlera reale e tyre, pra subjektive”, - thekson studimi, i cili u administrua dhe nga Prokuroria e Tiranës si pikënisje për hetimin për abuzimet me vlerësimet në Gërdec dhe zonat përreth.
“Vlerësimi i vlerësimeve”, teknikat që mbështetën investigimin privat
Në hartimin e këtij materiali janë marrë në konsideratë:
Informacioni i marrë nga anketimi i realizuar nga projekti;
Informacionet dhe pretendimet e banorëve në terren;
Materiale audiovizive marrë gjatë procesit të investigimit në terren;
Materialet dokumentare mbi çmimet e Entit Kombëtar të Banesave (EKB) për vitin 2006;
Shpërndarja probabile e banesave të investiguara në zonën e dëmtuar: Gërdec, Lagjja Stacioni Trenit Marqinet 1, Marqinet 2, Vorë.
Mbi materialin e mbledhur u konsideruan dhe realizuan këto procedura:
a. Pretendimi dhe detyrimi shtetëror: Të rindërtojë dhe rikuperojë objektet e dëmtuara dhe të shkatërruara në standarde bashkëkohore ndërtimi me sistem referues krahasimi EKB-në.
b. Duke qenë se në terren struktura ndërtimore e banesave, objekt i rivlerësimit ishte gati i njëjtë, u ndërtua një model kompjuterik i një banese tip.
c. Duke qenë se kjo banesë nënkupton një konstruksion të qëndrueshëm antisizmik dhe në model është konsideruar konstruksioni antisizmik.
d. U ndërtua modeli ekonomik i këtij ndërtimi (preventivi), mbështetur në çmimet e EKB-së për vitin 2006.
e. Me anë të koeficienteve të ndryshme në model u mor në konsideratë:
1 - Koeficienti i emergjencës. Është një koeficient që identifikon rritjen e çmimit të punimeve në ndërtim si rrjedhim i faktorit “zonë emergjente”. Ky koeficient është aprioristik. Prej nesh ai është konsideruar 1.1 (pra rritje të çmimit prej 10 për qind vetëm për efekt të karakterit të veçantë të zonës).
2 - Koeficienti i çmimeve. Është koeficient, i cili indekson çmimin e referencës të punimit të ndërtimit të vitit 2006 me 2008. Zyrtarisht ky koeficient ka vlerën e vet duke iu referuar Institutit të Statistikës. Por duhet të theksojmë se në momentin aktual ka një shpërthim të padokumentuar të çmimeve. Pavarësisht që në këtë moment çmimi është ngritur në mbi 25 për qind prej nesh ky koeficient nuk e kalon vlerën 20 për qind. (Është marrë 1.2 Max).
f. U prodhua kundrejt një sistemi të unifikuar (çmime të njëjta, koeficiente të njëjta) dhe analitik (lloji e sasia e dëmit për çdo objekt), vlera e dëmeve për çdo banesë veç e veç.
g. Rezultatet e nxjerra u krahasuan me të dhënat e disponuara mbi vlerën e banesave sipas komisioneve shtetërore të vlerësimit.
Anketat, shteti ndërhyri fuqishëm ditët e para dhe i “harroi” banorët më vonë
“Në lidhje me reagimin e strukturave shtetërore të emergjencës për trajtimin e të plagosurve dhe të traumatizuarve në momentet e para, komenti i përgjithshëm është pozitiv. Tragjedia e Gërdecit ishte e përmasave të mëdha dhe në fakt ndër të rrallat të këtij lloji, por mënyra e angazhimit dhe të reagimit të strukturave të emergjencës, përfshi si ato të Ministrisë së Mbrojtjes, të Brendshme apo edhe të Shëndetësisë, ishte e vlerësueshme. Kjo është edhe arsyeja që pothuajse mbi 33% e të anketuarve kanë dhënë vlerësime maksimale për këtë fazë, ndërsa rreth 30% e tyre kanë vlerësim të mirë (7-8 për qind). Ndërkohë, në këtë fazë në të cilën ndodhemi një numër i konsiderueshëm i të intervistuarve shprehen se tani shteti pothuaj i ka harruar fare – (‘vetëm në fillim erdhën’). Vlerësim pozitiv kanë dhënë të intervistuarit edhe për masat e marra për sistemin e familjeve të mbetura pa strehë, apo edhe sigurimi i furnizimit me ushqime dhe sende të tjera të nevojshme në momentet e para. Ky vlerësim nuk mbetet i njëjtë për ditët në vijim, sepse ata kanë filluar të ndjejnë mungesën e sendeve dhe mallrave specifike, por të domosdoshme, siç janë solucionet larëse të teshave, të enëve të kuzhinës, të higjienës personale. Njëkohësisht ka prej tyre që kanë probleme për veshmbathjen e fëmijëve. Ndërkohë, shumë prej tyre ndiejnë mungesën e të hollave në xhepa, gjë që i kufizon edhe në pirjen e një kafeje. Nga të intervistuarit rezulton se dëmet në Gërdec dhe në fshatrat përreth janë të mëdha dhe problematika është e shumanshme. Shumë prej tyre nuk është se kanë humbur thjesht vetëm shtëpitë, bagëtitë dhe pajisjet shtëpiake, por kanë humbur shpresën për të nesërmen. Kjo sepse akoma deri sot ka shtëpi dhe dëme të tjera të pavlerësuara, por jo vetëm kjo, mungon edhe perspektiva e afërt për punësim të tyre. Ka akoma familje që nuk i kanë marrë ndihmat emergjente, ashtu siç ato akoma nuk e dinë nëse duhet apo jo të rikthehen në fshatin ku kanë lindur apo janë rritur. Në përgjigje të pyetjes se sa e banueshme është shtëpia, rreth 65 për qind e të intervistuarve përgjigjen ‘aspak’, ndërsa 18 për qind përgjigjen ‘me vështirësi’. Pikërisht pasiguria për të nesërmen i bën ata të shprehen të pasigurt në duhet apo jo të rikthehen në fshat. Rreth 45 për qind e të intervistuarve shprehen ‘jo’, ashtu siç edhe po 45 për qind e tyre shprehen ‘po’. Pjesa tjetër nuk prononcohet.
Marrë nga investigimi privat për Gërdecin, prill 2008
7 Maj 2009