E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: “Fitore kundër superfuqisë Bajern”



Ervin Skela ka shënuar 2 gola gjatë 27 ndeshjeve të këtij sezoni, por fantazisti shqiptar i Energi Kobtbusit, por përgatitet intensivisht për t’i dhënë një goditje të madhe Bajernit të Munihut. Kotbusi fitoi 2-0 sezonin e kaluar kundër rekordmenëve të Gjermanisë, dhe Skela luajti një rol të dorës së parë në suksesin e madh. Energi ka nevojë urgjente për pikë në luftën për mbijetesë dhe presioni në skuadrën nga ish-Gjermania Lindore është i madh. Gazeta popullore gjermane “Bild” shkruan se Skela e ka gjetur ilaçin për të ruajtur qetësinë. Shëtitje e relaks me familjen. Në faqen online është botuar edhe një foto familjare me “zonjën Mariola dhe djalin e tij Kris-Emanuel pranë një gjiri liqeni”. “Këtu furnizohet me energji Skela për goditjen e madhe kundër Bajernit”, - vëren artikulli special i “Bild”-it. Skela thotë: “Duhet ta lësh ndonjëherë shpirtin të lëkundet i lirë. Është e rëndësishme, pasi kështu mund të largosh presionin”.
Skela e di se çfarë flet. Me Frankfurtin, Bielefeldin e Kaisersaluternin, futbollisti i Kombëtares shqiptare ka luftuar shpesh për mbijetesë. Llogaritë e tij janë të thjeshta: edhe dy fitore dhe më pas mund të festojmë të qetë. Skela: “Unë dëshiroj sa më shpejt të jetë e mundur të grumbullojmë gjashtë pikë, kështu ne nuk do të jemi nën presion. Nga ana tjetër dua që ta provojmë edhe të fitojmë kundër një superfuqie si Bajerni.
Me një super-motivim dhe me mbështetjen e tifozëve në stadiumin tonë, munihasit do ta kenë po aq vështirë sa Volfsburgu në fitoren tonë 2-0. Për respekt të tifozëve unë do të gëzohesha vetëm një fitore”

Deshamps, trajneri i ri i Canës

Didier Deshamps, 40 vjeç, do të jetë trajneri i ri i Olimpikut të Marsejës dhe i kapitenit, pas largimit të paralajmëruar Erik Gerets. Ish-mesfushori i Francës nënshkroi një kontratë 2-vjeçare, që fiton nga fillimi i muajit qershor. Marseja është afër fitimit të titullit kampion të Francës, që i mungon që nga viti 1992. Deshamps ka drejtuar më parë Monakon (arriti në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2004) dhe Juventusin.

6 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›