E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Ata parakaluan, por regjia harroi të kapte dikë

Këto janë momentet kur ekipi ynë olimpik parakalon në ceremoninë madhështore të hapjes së Lojërave Olimpike në Londër. Flamurin e mban Romela Begaj.

Por regjia harroi të kapte dikë.

Na kujtohet në vitin 2008, kur Berisha ishte në Pekin për Lojërat Olimpike. Kamera e fiksoi në momentin kur kaloi ekipi ynë. Berisha i lumtur ngriti dy gishtat lart dhe e komentoi shumë këtë ceremoni e këtë gjest në Shqipëri. Tha se me dy gishtat nënkuptonte fitore, por nuk e fshihte kënaqësinë që në vendin komunist kishte ngritur dy gishtat.

Kësaj here regjia nuk e fokusoi fare. Të kuptohemi, çdo lider fokusohej në momentin që parakalonte ekipi i tij. Madje pamë në ekran edhe mikun e tij, Alijevin. Ta kenë harruar qëllimisht? Jo, do ketë qenë një lapsus i regjisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›