FOTO LAJM: Hajde të ta puth atë grusht!
Mjafton një njeri për të ndezur gjërat. Ndodhi kështu edhe në Tunizi, kur një person nxiti Pranverën Arabe. Këto ditë në Shqipëri flitet vetëm për një person. Quhet Gjergj Ndreca dhe ka trazuar një shoqëri të fjetur, duke u zotuar se do godasë zyrtarët më të lartë. Policia e gjurmon, e arreston, e pyet dhe e lëshon. Ndreca i ka shqyer maskën kësaj qeverie dhe këtij kryeministri që mban peng shqiptarët në varfëri e mizerje për 22 vite. Në këtë foto shihet Gjergj Ndreca, i cili sapo është liruar nga komisariati. Dhjetëra të përndjekur e kanë rrethuar menjëherë. Ndërkohë që Destani nga Devolli i Korçës, nipi i ish të burgosurit politik me 43 vite, Sami Dangëllisë, sapo e pa Ndrecën i kërkoi që ta bënte dorën grusht dhe më pas i kërkoi leje për ta puthur.