PD: Topi, njeriu që përdhosi Presidencën, është kamzhik i Ramës
Kamzhik të Edi Ramës dhe njeriu që përdhosi votën e demokratëve që e votuan për President. Kështu e ka cilësuar Presidentin e Republikës, Bamir Topi, deputeti i PD-së, Edi Paloka. Në një deklaratë për shtyp, në emër të partisë që përfaqëson, Paloka deklaroi se nëse Topi ka vendosur të flasë dhe të thyejë ritualin e heshtjes, atëherë të fillojë me dhënien llogari ndaj demokratëve për votën e 8 majit në favor të Edi Ramës.
Do të duhej të ishte President i Republikës dhe gjithë shqiptarëve. Meqë vazhdoi të flaës, duhet tu shpjegojë demokratëve që e votuan, se pse me 8 maj e votoi Edi Ramën, për shkak të pronave në Tiranë apo si pasardhës të Enver Hoxhës. Ky është kamzhiku i Edi Ramës, njeriu që përdhos cdo ditë mandatin e Presidentit, kur qan të përndjekurit, kur sillet si kaçaku pas ferrës, kur flet për pronat, kur e përdor për qëllime personale, tha ai.
Paloka nuk u ka dhënë përgjigje dhe akuzave të Presidentit ndaj kryeministrit Berisha për polifotot me anëtarët e byrosë së diktaturës, por përmes disa fotove të Presidentit me një person tjetër në një ceremoni dekorimi, i ka kërkuar atij, të japë llogari për polifotot.
Bëhet fjalë për dekorimin e një ish-prokurori, të cilit më pas presidenti ja hoqi dekoratën, duke qenë se nuk ishte në dijeni se ai kishte kryer krimi në kohën e komunizmit. Madje, presidenti ka kërkuar edhe falje për këtë ngjarje.