E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM: Nano takon duart me Berishën: Jam e do jem në skenën politike për hir të vendit

Share

Promovimi i librit Enver Hoxha, i Blendi Fevziut ka sjellë në skenë edhe ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano. Në një reagim lidhur me vendimin për përjashtimin e Kastriot Islamit nga strukturat e PS-së Nano e ka cilësuar një gabim fatal nisur nga kontributi tij në këtë parti. Nuk jam unë personi i duhur që mund të përgjigjem për këtë. Kam besim që PS nuk mund të lëshohet kaq kollaj në ethet e së kaluarës si kjo që përshkruan edhe Fevziu në bibliografinë për Enver Hoxhën. Do të ishte një gabim fatal, por unë dua të besoj se socialistët dinë të ruajnë solidaritetin dhe mbi të gjitha vlerësimin që mbajnë stabilitetin politik elektoral të partisë gjallë,tha ai. Më tej ai e ka konsideruar si një rrugë të gabuar edhe lënien jashtë kryesisë së PS-së, të zërave kundër. I pyetur rreth vetëshpalljes së tij si kandidaturë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe deklaratës së tij për kërkim partnerësh nga të dy krahët Nano u shpreh: Kam thënë që me eksperiencën politike dhe filozofinë e krijimit të konsensuseve më të mëdha kombëtare në dobi të integrimit dhe përshpejtimit të axhendës europiane të Shqipërisë, jam, kam qenë dhe do jem prezent në axhendën politike të vendit jo vetëm tani por edhe në 2012, 2013 e më tej. Kjo nuk lidhet as kushtëzohet me ndonjë post të caktuar, nuk lidhet me kuorume mbështetësish apo fansash, kjo është një imperativ që e ka çuar vendin para deri sot e që duhet të konsolidohet në mënyrë që mos biem viktima të ngërçeve të reja politike./ORA NEWS

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›