FOTO LAJM: Nëse ka drejtësi, së paku për 20 vite do e pish cigaren diku tjetër
Share
Prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen për ish- kreun e Gardës, Ndrea Prendin, i cili akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Nëse gjendet fajtor, ai do përballet me minimumi 20 vjet burg. Ndërkohë interesi i mediave për të marrë një qëndrim nga ai është i madh, edhe pse Prendi është në arrest shtëpie. GSH ka arritur të shkrepë një foto të momentit kur Prendi tymos cigare në ballkonin e shtëpisë së tij. Banesa tani ruhet nga një polic, ndryshe nga më parë kur ishin më shumë. Kishte disa ditë që Prendi nuk ishte parë në ballkonin e banesës së tij, duke rritur dyshimet se ai mund të ishte larguar.