FOTO LAJM/ Një vizatim për një ambasador
McCain luan iPhone, por kryeministri ynë i ri vizaton.
Dihet pasioni i Edi Ramës për të pikturuar në fletët e tij të punës.
Një ditë më parë ai postoi në Facebook një pikturë të re.
Nuk dihet nëse ajo është bërë gjatë mbledhjes së qeverisë në Shkodër, por mediave u ka rënë në sy se në krye të saj lexon I dashur ambasador në anglisht.
Mundet që të jetë thjesht një nga fletët e punës së Ramës dhe nuk ka ndonjë lidhje konkrete dedikimi për një ambasador.
Ndërkohë sot Rama ka qenë në Vlorë, ku ka hapur zyrën e tij të deputetit.
Sapo u çel zyra e deputetit në Vlorë. Shumë i mbresuar nga tre të rinjtë fitues të konkursit për administrimin e zyrës. Rilindje Vlora, shkruan Rama.
Mendohet se kanë qenë 252 aplikantë për të punuar në zyrën e Ramës në Vlorë dhe nga këta janë përzgjedhur vetëm tre.
Kundërshtarët e tij politikë i referohen Ramës tani si Piktori./ep
