E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Përqafimi që bëri xhiron e botës

Kjo është një nga fotot më të shpërndara në internet pas tragjedisë në Oklahoma, SHBA, ku një tornado gjigand shkatërroi lagje të tëra.

Ky është momenti i mrekullueshëm kur Jim Routon zbulon se komshiu i tij shtatë vjeç, Hezekiah Darbon, i ka mbijetuar tornados dhe e përqafon atë me shumë dashuri.

Duke folur në një emision televiziv, Hezekiah thotë se ai përqafim e bëri të ndjehej më i sigurt, pavarësisht skenave të tmerrshme rreth e qark.

Kurse Routon thotë se nxitoi për në shkollën fillore i terrorizuar, por edhe i dëshpëruar, për të shpëtuar ndonjë fëmijë. Aty zbuloi se komshiu i tij, të cilin e quan Qeni i vogël ishte gjallë dhe mirë. Më pas e përqafoi me pasion.

Ndërsa vogëlushi thotë se ai e quan komshiun e tij Qeni i madh.

Routon thotë se e ka Hezekiah si një fëmijë part- time. Ata luajnë bashkë basketboll dhe futboll.

Prindërit e vogëlushit ishin në punë të dy dhe nuk arritën dot shpejt në vendin e ngjarjes./ep

perqafimi 1

perqafimi 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›