E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Rrotacioni është një parim i mirë. U habitëm kur dëgjuam Berishën për vizat

aleksander-arvizu3Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke folur në emisionin Opinion tha se ata kërkojnë që KQZ të plotësohet me shtatë anëtarë.

Duhet të jemi shumë të qartë se kush është pozicioni ynë mbi KQZ-në. Ky pozicion që ne besojmë, se KQZ duhet të konsitutohet plotësisht, të konsituohet siç duhet. Nuk është skicuar të punojë me katër, pesë, apo gjashtë anëtarë, por është hartuar që të operojë me shtatë anëtarë. Kjo është në Kod dhe është rezultat i një konsensusi politik, tha Arvizu.

Ai theksoi se do ishte shumë e pafat nëse zgjedhjet sjellin një rezultat shumë të ngushtë.

Njeri prej funksioneve kyçe të KQZ-së është të certifikojë rezultatet dhe me sa kam kuptuar, rezultatet duan një shumicë të kualifikuar. Tani KQZ nuk do jetë në gjendje të certifikojë rezultatet. Çfarë ndodh nëse njëra parti ka 70, partia tjetër 68 dhe ka një numër të vogël vendesh të pavendosura dhe gjithçka shkon pastaj në Kolegj? Ky do të ishte një skenar shumë i pafat dhe shpresoj se nuk do të dalë kështu, tha Arvizu.

Në lidhje me rrotacionin, ambasadori tha se ai është një parim i mirë. Dy pika këtu. Para së gjithash, sa i përket çështjes së rrotacionit. Nëse do pyesni cilindo amerikan që ndjek politikën se si ndihen amerikanët për parimin e rrotacionit, mendoj se cilido prej tyre do të thoshte që është një parim i mirë, por nëse do thosha në besojnë në rrotacion, për disa gazeta nuk ka nevojë ti përmend se cilat do ishin, por do shikoni titujt Arvizu kërkon rrotacion. Ky nuk është absolutisht rasti.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se do të heqin vizat me SHBA, Arvizu tha: Të gjithë ne në qeverinë e SHBA jemi habitur kur dëgjuam që doli kjo sërish.

SHBA-të e mbështesin Shqipërinë për tu bashkuar me BE-në, por programi i udhëtimit pa viza është tërësisht i ndryshëm.

Dhe insistimit të Fevziut me pyetjen, se pse të mos premtohet një gjë e tillë, nëse mund të realizohen reformat?, ai iu përgjigj: Nuk ka Stefan Fyle në SHBA, e me këtë ka dashur të thotë se shqiptarët mund të presin gjeste bujare nga Brukseli kur vjen puna tek procesi i integrimit apo tek liberalizimi i vizave, por SHBA-të nuk japin dhurata të tilla.

Momenti tjetër interesant i intervistës kish të bënte me (mos)përputhshmërinë e qëndrimeve të Arvizusë me sugjerimet e Departamentit të Shtetit. Dhe lidhur me këtë, Arvizu-ja tregoi se si dikush nga qeveria  i paska thënë një ditë: A është ky qëndrimi i Uashingtonit? Dhe përgjigja e ambasadorit ka qenë: Unë nuk kam luksin të kem opinione personale; dhe ju nuk keni luksin të vendosni se cili do të jetë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›