Shkarkohen punonjësit që nuk pranuan të marrin teserat e PD-së
Një muaj na ndan nga zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që pushteti ka vënë në funksion të gjitha metodat që i japin edhe një grusht votash më shumë.
Kështu, siç raporton e përditshmja Shqip, mazhoranca ka nisur fshesën në kompaninë Albpetrol, duke shkarkuar të gjithë ata punonjës rebelë, që nuk pranuan të marrin teserat e Partisë Demokratike.
Edhe pse punëtorët janë lutur për një shans të dytë, sërish ata nuk e kanë pasur këtë mundësi. Shqip raporton se në këtë mënyrë është shkelur Kodi i Punës.
Kompania me rreth 3500 punëtorë doli në ankand para disa muajsh, për privatizimi dështoi.
Ndërkohë punonjësit e kësaj kompanie janë përdorur vazhdimisht për motive elektorale./ep