E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ dënon sulmin kundër pjesëtarëve të EULEX-it në veri të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon ashpër sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të EULEX-it, në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, ku humbi jetën një prej doganierëve të EULEX-it.

Në një deklaratë për mediat, MPJ thekson se ky sulm kundër trupave të EULEX-it cënon rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Duke mbështetur plotësisht veprimtarinë e EULEX-it, për vendosjen e rendit dhe ligjit dhe kthimin në normalitet edhe të kësaj pjese të territorit të Kosovës, në bashkëpunim të plotë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-it, shprehim bindjen se autorët e këtij sulmi do të marrin dënimin e merituar nga drejtësia. MPJ u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, qeverisë lituaneze, dhe EULEX-it thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›