FOTO LAJM: Tragjedia është më e rëndë kur je jashtë vendit
Share
Kryeministri Sali Berisha u detyrua të fshijë lotët para kamerave ndërsa po fliste pasi kishte bërë homazhe në Universitetin e Elbasanit për viktimat e aksidentit rrugor në Himarë. Berisha tha se tragjedia është më e rëndë kur je jashtë vendit. Familjarëve, studentëve, të gjithë qytetarëve të Elbasanit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ishte një tragjedi shumë e rëndë dhe zi e madhe, e cila kur je jashtë vendit të vjen dy here me e rëndë, tha Berisha.

