FOTO/ Ushtria zbret në terren, evakuohen banorë në Dimal

Situatë e rënduar në qarkun Berat si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Në bashkinë Dimal është dashur ndërhyrja e efektivëve të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut për evakuimin e banorëve në zonat më problematike.
Raportohet se uji gjithashtu ka hyrë në disa banesa duke shkaktuar dëme materiale, të cilat nuk kanë munguar as në bujqësi e blegtori.


Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, ndërsa problematika të shumta raportohen edhe në Lezhë, Maliq, si dhe zonat më jugore të vendit.
Është parashikuar që edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë të përfshihet nga moti i keq, me reshje të herëpashershme shiu, shtrëngata dhe mjegull në disa zona.
LEXO EDHE: VIDEO/ Përmbytjet në Berat, dëme të mëdha edhe në bujqësi, serat nën ujë