10 mijë euro shpërblim për informatorin e vrasjes në Yzberisht
Policia e Tiranës ka bërë me dije gjatë një konference për shtyp, se do të japë 10 mijë euro për personin që do të japë informacione për autorin e vrasjes së ndodhur dje në Yzberisht.
Zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, theksoi se në lidhje me vrasjesn e 53-vjeçarit Petrit Kurti, janë marrë në pyetje disa persona dhe po hetohet në dy pista, ku njëra është ajo e pronësisë ndërsa pista e dytë është ajo e grabitjes me dhunë.
Ngjarja e rëndë u shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku 53-vjeçari Petrit Kurti është qëlluar nga dy plumba brenda supermarketit i cili ishte në pronësi të tij.
Autori i krimit është arratisur menjëherë nga vendngjarja dhe sipas të dhënave, nuk ka qënë i maskuar, por thjesht ka pasur një kapele, çka të bën të mendosh se viktima dhe autori njiheshin më parë.