E Diel, 1 Nëntor 2026

Urim Gjata: Tentuan të më ekzekutojnë. Më ofruan para dhe vend pune për përgënjeshtrimin e akuzave

Urim Gjata, personi që denoncoi korrupsionin e frikshëm në Dogana, është kërcënuar me jetë dhe tentuar që të ekzekutohet. Kjo është pohuar nga vetë Gjata, që ka thënë se është shpëtuar nga disa miqtë e vet.

Ai gjendej në Pogradec, ku dhe jetonte me familjen, kur i është rrezikuar jeta nga shokët  e tij, me të cilët dikur pinte kafe.

Albnow ka kontaktuar sot me demokratin e  vërtetë Urim Gjata, i cili tha se “mu rrezikua jeta në Pogradec, por më shpëtuan disa miq të mi”.

Gjata i tregoi gazetarit të Albnow edhe itenerarin e largimit jashtë Shqipërisë, por nuk mund ta publikojmë, duke respektuar kërkesën e tij.

Gjata tha se “ëndrra e emigrantëve për një Shqipëri sa më të zhvilluar dhe më të mirë, fatkeqësisht është shuar, por ne nuk do të ndalojmë përpjekjet për të luftuar ndaj të korruptuarve”.

“Unë nuk krijova dhe drejtova degën e PD-së në Selanik që të bëhem pjesë e horrave” thotë Gjata për Albnow, duke shtuar personat që ai denoncoi i kanë premtuar para dhe vend pune, që të përgënjeshtrojë ato çka denoncoi tre ditë më parë.

Urim Gjata, Kryetar Nderi i PD-së dega Selanik

Urim Gjata Kryetar Nderi i PD-së dega Selanik

Urim Gjata është i njohur si një nga simpatizantët më të mëdhenj dhe fans i madh i kryeministrit Berisha. Është nderuar nga PD për punën e madhe që ka bërë në Selanik, ku ishte kryetar i kësaj partie për shumë vjet.

Miqësia e tij me ish-ambasadorin dhe demokratin e njohur Vili Minarolli, e sjell edhe më pranë PD-së. Urim Gjata është shprehur gjithnjë se do të mbetet një demokrat i vërtetë dhe ka punuar shumë për të mbështetur shqiptarët në Selanik. Ka zhvilluar takime me personalitete të larta greke dhe u ka zgjidhur shumë probleme emigrantëve.

Urim Gjata u kthye në Shqipëri ku punonte në doganën e Kapsticës dhe nuk ka duruar dot KONTRABANDËN e frikshme që bëhej aty dhe ka denoncuar në media, duke vënë në lëvizje institucionet përkatëse, por deri në këto momente, edhe pse kanë kaluar tre ditë, asgjë nuk është publikuar nga këto institucione.

Në rastin e denoncimit të kontrabandës, Gjata ka ndihmuar Berishën që të kuptojë ku shkojnë miliona eurot.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›