Vdes e bija e diktatorit sovjetik Jozef Stalin

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, vajza e vetme e diktatorit sovjetik, Jozef Stalin.Lana Peters ka vdekur në Shtetet e Bashkuara pasi vuante nga kanceri.
Emri i vërtetë i saj është Svetllana Stalina dhe ajo emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1967, gjatë Luftës së Ftohtë, ndërsa është e njohur për denoncimin që i bëri babait të saj dhe pushtetit komunist në ish Bashkimin Sovjetik. Ajo ka shkruar libra për jetën e saj, që janë shitur shumë në Shtetet e Bashkuara.
Pas vdekjes së babait të saj në vitin 1953, i cili për tre dekada ka sunduar Bashkimin Sovjetik dhe u fajësua për vdekjen e miliona njerëzve, ajo ka marrë mbiemrin e nënës së saj, Allilujeva.
Në vitin 1970 Lana u martua me amerikanin Uilijem Peters ndërsa mësohet se ajo është martuar të paktën katër herë dhe ka tre fëmijë.
Ndërsa në vitin 1984, Lana Peters u kthye në Bashkimin Sovjetik, por pas qëndrimit prej një viti u kthye në Shtetet e Bashkuara.