FRD: PD dhe PS të mbrojnë interesat e partive që skanë komisionerë
Elbasan- Bamir Topi, në cilësinë e kreut të Frymës së Re Demokratike, i ka ka kërkuar dy liderve të partive kryesore politike në vend PS-së dhe PD-së të përgjigjen për mbrojtjen e interesave të partive të vogla që nuk kanë komisionerë zgjedhorë.
Duke folur mbi situatën e krijuar së fundmi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Topi tha ajo është një tregues i qartë i dështimit të politikës së Ramës dhe Berishës, si dy autorët e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, sipas tij për interesat e tyre të ngushta.
Në takimin me strukturat drejtuese në qytetin e Elbasanit, Topi tha se klima politike në vend po karakterizohet nga lëvizje të papritura dhe të paparashikueshme.
Duke komentuar konventën e PD-së për bujqësinë, Topi i kujtoi kryeministrit situatën në zonën e nënshkodrës ku qindra hektarë tokë janë ende të zaptuara nga uji. Është e papranueshme situata në Shkodër, e cila ka 6 vite që përmbytet,-tha Topi.
Në fjalën e tij zoti Topi u bëri thirrje qytetarëve të vlerësojnë rëndësinë e votës. Pasi është pergjëgjësia që tashmë të rrezojnë këtë regjim të partive të vjetra, që ndryshojnë vetem grimin në raste fushatash,-tha Topi.
Duke shprehur optimizmin për një fitore të FRD-së në zgjedhjet e ardhshme, Topi tha se në Konventën e 30 prillit, Fryma e Re Demokratike do të zyrtarizojë programin e saj politik.