PD: Rama, martesë ngjalash për ti shpëtuar 21 Janarit
Tiranë- Partia Demokratike regaoi sot në lidhje me deklarata e kryesocialistit Edi Rama, duke thënë se ai përdori tubimin e 21 janarit për të marrë me dhunë pushtetin.
Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, u shpreh se aleanca e PS-së me LSI-në po përdoret për ti shpëtuar kësaj ngjarjeje.
“Madje, ai shkoi edhe më larg kur tha se atyre që vazhdojnë të flasin për 21 Janarin, u ka lënë mallkimin e zotave. Z.Rama nuk u ndal këtu, por tha se aleancën e ngjalave e ka bërë pikërisht si aleancë shpëtimi për 21 Janarin. Hapur dhe troç, Z. Rama manifestoi publikisht të enjten se 21 Janari, atë e tmerron dhe se nuk ka qënë asnjëherë për të një çështje parimi e drejtësie, por mirëfilltas një pjesë e strategjisë se tij për të marrë pushtetin me dhunë dhe më pas për nekro-fili elektorale.Eshtë e qartë se për Z.Rama, kjo çështje nuk ekziston më. Pasi dështoi të vinte në pushtet me tentativën për puç shteti, që për fat të keq solli viktima dhe pasi 21 Janari nuk e realizoi ëndrrën e tij kryeministrore, tani, duke iu gëzuar martesës së re të ngjalave, Z.Rama kërkon ta fshijë këtë ngjarje. Në rrëfimin e tij z. Rama tregoi dhe një herë se i mungon çdo lloj refleksi moral, dhe tashmë është e qartë për të gjithë se ai, si njeriu që manipuloi videon që përdori si pretekst për 21 Janarin, si organizator kryesor i përpjekjes për të ardhur në pushtet me dhunë, si kameleon që u përpoq të përdorte dhimbjen e familjarëve të viktimave si mburojë për krimin e tij të shëmtuar, për atë cka meritoi shaminë në fytyrën e tij, po bën cdo gjë për ti shpëtuar drejtësisë,- tha ajo.
Në përfundim Vorpsi u shpreh se Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga lojëra politike, dhe garanton shqiptarët se ajo do të bëj gjithcka për të vendosur drejtësi dhe për të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe nxitësit e dhunës së pashëmbullt ndaj institucioneve, që solli 4 të vrarë.