E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet punësimi në Lezhë, shkak sezoni turistik

Sezoni turistik shoqerohet cdo vit me rritje te numrit te te punesuarve ne sektorin privat te sherbimeve, por per zonat bregdetare te Lezhes kjo rritje ka qene me e madhe per shkak te fluksit te pushuesve qe ka sjelle edhe hapjen e bizneseve te reja.
 

Sipas drejtorit te punesimit ne Lezhe, Nikoll Ndreca, e vecanta e ketij sezoni ka qene numri i bizneseve te hapura nga shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise, por edhe i investitoreve italiane. Ne sektorin e turizmit interesimi me i madh eshte per punekerkuesit ne moshe te re dhe qe kane perfituar profesione qe lidhen me kete sektor.
 

Sipas drejtorit Ndreca, te punesuarit vijne kryesisht nga shkolla profesionale e qytetit te Lezhes, por edhe individe qe kane perfituar nga programet e Qeverise qe jane aplikuar ne zyren e punes per profesione te ndryshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›