Gjendet një person i mbytur në lumin e Tiranës, kufoma prej 5 ditësh në ujë
TIRANE – Një person i mbytur është gjetur pasditen e sotme në lumin e Tiranës. Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur nga banorët e zonës në lumin e Tiranës, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Momentalisht kufoma nuk është identifikuar ende, ndërkohë që dyshohet se trupi ka qëndruar në ujë për mbi pesë ditë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes së tij. Ekspertët e policisë po hetojnë në dy pista, të mbytjes nga persona të tjerë apo atë të vetëvrasjes.
(er.nu/BalkanWeb)